Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të ndodhur gjatë darkës së korrespodentëve të Shtëpisë së Bardhë në Washington, ku ishin të pranishëm presidenti amerikan Donald Trump dhe Zonja e Parë, Melania Trump.
Përmes një postimi në platformën X, Osmani bëri të ditur se ka dërguar lutje për presidentin amerikan, bashkëshorten e tij dhe popullin amerikan.
Ajo theksoi se Kosova beson fuqishëm në qëndrueshmërinë e Shteteve të Bashkuara dhe institucioneve të saj, duke shtuar se Kosova mbetet një partner i palëkundur në promovimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit global.
“Jemi mirënjohës për trimërinë e agjentëve të Shërbimit Sekret të ShBA-së që vepruan shpejt dhe heroikisht për të mbrojtur Presidentin dhe të gjithë të pranishmit. Guximi i tyre ndihmoi në parandalimin e një tragjedie kombëtare. Shtetet e Bashkuara mbeten mbrojtësi më i madh i lirisë dhe demokracisë. Asnjë akt dhune nuk do ta zvogëlojë kurrë këtë”, ka shkruar Osmani.
Ajo shtoi se Shtetet e Bashkuara mbeten mbrojtësi më i madh i lirisë dhe demokracisë, duke nënvizuar se asnjë akt dhune nuk mund ta zbehë këtë rol.



Të tjera
Nga Kuvendi në Universitet: Deputeti Haskuka sjell marrëveshje të re për studentët
Rizvanolli akuzon opozitën për hipokrizi: Kërkuan pako urgjente, por votuan kundër saj
Rama reagon pas të shtënave në darkën e Trumpit: Sulm që godet demokracinë