Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka bërë të ditura çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për datat 26 dhe 27 prill 2026.
Sipas vendimit, çmimi maksimal i naftës (dizel) është 1.66 euro për litër, benzina 1.44 euro për litër, ndërsa gazi 0.86 euro për litër.
Këto çmime vlejnë për të dielën dhe të hënën dhe hyjnë në fuqi nga ora 10:00.
MINT njofton se qytetarët mund të paraqesin ankesa përmes emailit zyrtar ose në numrin pa pagesë të vendosur për konsumatorët.



Të tjera
Probleme me alergjinë ndaj polenit? Këto janë ushqimet që duhet t’i shmangni
Rrahmani rinovon me Napolin, rritje e ndjeshme page
Peticioni për Murat Jasharin për president mbledh mbi 1,200 nënshkrime