Në Kuvendin e Kosovës po mbahet një seancë e veçantë kushtuar akademikut Rexhep Qosja, i cili vdiq më 23 prill në moshën 89-vjeçare.
Në fjalën e tij, ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, e ka vlerësuar Qosjen si një nga figurat më të rëndësishme intelektuale dhe letrare të kombit shqiptar.
“Çdo krijues përshkruhet nga një parim suprem qëllimor, i cili është forca e vërtetë shtytëse e veprimtarisë së tij. Por cili ishte parimi i Qosjes? Ideali i tij ishte liria kombëtare, prandaj gjithçka që prodhoi ka formën e luftës kundër shtypjes”, tha Konjufca



Të tjera
10 mënyra për të mbajtur nën kontroll diabetin
Mendoni dy herë para se t’i shtoni ushqimit erëza pikante
Mbani dietë prej kohësh dhe nuk po dobësoheni, këto janë 5 gabimet e përditshme që po prishin gjithçka