Dënim me burgim për Gjukanoviq, Sveçla: Institucionet do të vazhdojnë luftën kundër spiunazhit

Dënim me burgim për Gjukanoviq, Sveçla: Institucionet do të vazhdojnë luftën kundër spiunazhit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se institucionet e sigurisë do të vazhdojnë luftën kundër spiunazhit.

Ai kështë është shprehur pas dënimin me 6 vite burgim për Jelena Gjukanoviq për spiunazh.

“Sot, nga Gjykata Themelore në Prishtinë, është dënuar me 6 vite burgim Jelena Gjukanoviq, e cila ka zhvilluar veprimtari spiunazhi duke nxjerrë dhe shpërndarë te akterë të ndryshëm në Serbi dokumente të brendshme dhe të ndjeshme të institucioneve tona. Ndërkohë që institucionet e sigurisë do të vazhdojnë pa kompromis luftën kundër këtyre veprimtarive, kërkohet edhe më shumë vendosmëri në vendimmarrje dhe ndëshkueshmëri, në përputhje me peshën dhe pasojat e rënda që këto akte kanë për Republikën tonë. Askush nuk është mbi ligjin dhe asnjë veprim që cenon sigurinë dhe rendin kushtetues të Republikës sonë nuk do të tolerohet”, ka shkruar Sveçla në Facebook.