Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga komuniteti boshnjak, Emilija Rexhepi, tha se Kosova ndodhet përballë një testi të pjekurisë institucionale dhe përgjegjësisë.
“Kjo nuk është koha për çfarëdo kalkulimesh, as hapësirë për partitë politike që të mbledhin pikë politike parazgjedhore”, tha Rexhepi.
“Çdo shtyrje, çdo pengesë dhe çdo tërheqje taktike e ka çmimin e vet. Këtë çmim do ta paguajnë partitë politike në zgjedhje, por mbi të gjitha do ta paguajnë qytetarët tanë, si dhe kredibiliteti ndërkombëtar i shtetit tonë në tërësi”, shtoi ajo.
Ajo shtoi se nëse sot nuk dëshmohet pjekuri politike dhe përgjegjësi institucionale, “rrezikojmë të hyjmë në një cikël të paqëndrueshmërisë së madhe”.



Të tjera
Bekë Berisha për kandidatet e LVV-së për president: Nuk po i njoh vallahi
Feride Rushiti vetëm 63 vota për presidente, seanca shtyhet për nesër
Gola: Vota ime shkon për Feride Rushitin, ajo ishte propozim i Kurtit