Ministrja e Ekonomisë Artane Rivanolli ka njoftuar se KEK dhe KESKO kanë arritur marrëveshje sipas së cilës nuk do të ketë rritje të tarifave të energjisë elektrike.
Rizvanolli në një videomesazh të publikuar në Facebook ka thënë se Qeveria e Kosovës mirëpret këtë marrëveshje.
“Qeveria e Republikës së Kosovës mirëpret marrëveshjen mes KEK dhe KESCO e cila do të mundësoi që sipas raportit konsultativ të ZRrE-së të mos kemi rritje të tarifave të energjisë elektrike”, ka thënë ajo.
Rizvanolli poashtu ka thënë se falënderon të gjitha palët që janë angazhuar që sivjet investimet në KEK të vazhdojnë në të dy termocentralet “për të rritur prodhimin e tyre dhe jetëgjatësinë, ndërkohë që ruhet përballushmëria e çmimeve për qytetarët dhe bizneset tona”.
Për marrëveshjen ka njoftuar edhe Korporata Energjetike e Kosovës.
“KEK Sh.A. ka arritur një marrëveshje që siguron stabilitet tarifor dhe mbron konsumatorët nga rritja e çmimit të energjisë për vitin 2026.Bazuar në raportin konsultativ të ZRRE-së dhe në koordinim me KESCO-n (FSHU), është dakorduar një mekanizëm i profilizimit të kostove që parasheh riprogramimin e obligimeve për periudhën janar–mars 2026, me qëllim shmangien e ndikimit të menjëhershëm në tarifa”, thuhet nga KEK. /teve1.info/



Të tjera
A guxoni të pini kafe gjatë shtatzënisë?
Konfirmohet: Eder Militao humb Kupën e Botës
Kurti priti në takim delegacionin e Komitetit Ushtarak të NATO-s