Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka thënë se nuk kanë pranuar nënshkrimet e prezantuara nga kryetari i Lidhjes Demokratike të deputetëve të kësaj partie për kandidatin për president.
Ajo ka thënë se përveç një deklarate nuk ka asnjë lëvizje.
“Kemi parë që kryetari i LDK-së dje prezantoi nënshkrimet pa një emër specifik, por e vërteta është që ato nënshkrime nuk i janë ofruar as kryeministrit Kurti, as mua si shefe Grupit Parlamentar në mënyrë që t’i bashkëngjisim nënshkrimet e deputetëve tanë. Dhe nuk ka asnjë lëvizje përveç një deklarate”, ka thënë ajo para mediave, raporton teve1.info
Ajo ka thënë se presin që t’i pranojnë nënshkrimet qoftë edhe me emër konkret.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku mbrëmë ka publikuar nënshkrimet e gjithë deputetëve të kësaj partie për kandidatin për president.
Nga kjo parti nuk është përjashtuar mundësia që si emër ta propozojnë Vjosa Osmanin.



Të tjera
“Vajzat e këqija” janë më të lumtura
Konjufca: Kosova e përkushtuar në rrugën drejt BE-së
Kandidatja për presidente, Feride Rushiti shihet në ambientet e Kuvendit të Kosovës