Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për presidente, Feride Rushiti është parë sot në oborrin e Kuvendit të Kosovës.
Sipas pamjeve të publikuara nga Indeks Online, ajo shihet teksa futet në një veturë, derisa po përshëndetej me ministrin e Jashtëm, Glauk Konjufca dhe deputetët e VV-së, Ardian Gola e Ilir Kërçeli.
Nuk ka ende asnjë deklaratë publike nga vetë Rushiti në lidhje me kandidaturën e saj, derisa PDK dhe AAK kanë bërë thirrje që e njëjta të tërhiqet nga gara pasi gjithçka është “lojë e Albin Kurtit”, raporton Klankosova.tv.
Ndërkohë, seanca u shty për herë të dytë pasi opozita nuk mori pjesë. E treta është thirrur për në orën 19:00.



Të tjera
Deputeti i VV-së para seancës për presidentin: Askush s’po e shkel Kushtetutën
UP-ja lidh marrëveshje me Ministrinë e Drejtësisë për ekspertizë akademike
Muslija operohet me sukses, klubi i tij i dëshiron shërim të shpejtë