Universiteti i Prishtinës nënshkroi sot marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Drejtësisë për aktivitete të përbashkëta në të mirë të institucioneve publike.
Sipas marrëveshjes, UP-ja do të ofrojë ekspertizë akademike e profesionale në fushat që lidhen me kompetencat e Ministrisë së Drejtësisë. Personeli akademik i UP-së do të përfshihet edhe në studime, analiza, propozime, hartime të dokumenteve teknike dhe aktivitete profesionale.
Marrëveshja u nënshkrua nga rektori i Universitetit të Prishtinës, prof. Arben Hajrullahu dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz.
Rektori Hajrullahu tha se pa UP-në Kosova nuk mund të bëjë hapa domethënës përpara, ndërsa ministrja Gërvalla-Schwarz shprehu bindjen se në të ardhmen vendimet dhe draft-ligjet e ministrisë do të jenë më të mira me përfshirjen edhe më të madhe të profesionistëve të Universitetit të Prishtinës.
Në takim dhe nënshkrimin e marrëveshjes morën pjesë edhe prorektorja për ndërkombëtarizim dhe shkëmbim akademik, prof. Rozafa Basha dhe sekretari i përgjithshëm i UP-së, Safet Thaçi, ndërsa ministrja Gërvalla erdhi e shoqëruar nga zyrtarët e kabinetit të saj Flutura Mehmeti e Dardan Tolaj.
Gjatë këtij viti drejtues të UP-së janë takuar edhe me ministren e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli-Dalipi dhe zyrtarë të ndërmarrjeve publike me qëllimin e rritjes së bashkëpunimit për të mirën e përbashkët



Të tjera
“Sfida e Albin Kurti për LDK-në: A janë gati të hyjnë në garë për president?”
Kryeziu-Hyseni: Nëse nuk zgjidhet presidenti, na presin telashe të mëdha
“A po paralajmëron Vlora Çitaku për përplasje me Albin Kurti — nënshtrim apo bashkëpunim?”