Kryeministri Albin Kurti, në një konferencë të dytë për media në pak kohë, tha se kandidatja e propozuar të hënën nga LVV, Hatixhe Hoxha, është e gatshme të tërhiqet nga gara.
“Kam komunikuar me profesoreshën Hatixhe Hoxha dhe kam biseduar me të, me ç’rast ajo është dakorduar që të tërhiqet nga kandidatura, nëse LDK i sjell 15 nënshkrime për kandidatin e saj, kushdo që është. Me atë rast, LVV i plotëson edhe 15 nënshkrime tjera, dhe në këtë mënyrë do ta kishim një kandidat nga shoqëria civile, e një nga LDK, dhe sonte do ta zgjedhshim presidentin apo presidenten”, tha Kurti.



Të tjera
Akcizë për stabilizimin e tregut të qumështit dhe mbrojtjen e konsumatorit
Kurti: Opozita nuk mund ta zhbëjë vullnetin e popullit
Haxhiu: Kjo rrugë e nisur mbar, nuk e meritonte të ndërpritej