Ka përfunduar takimi konsultativ i ushtrueses së detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, me përfaqësuesit e partive politike lidhur me caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Gjatë këtij takimi, data 7 qershor është konsideruar si opsioni më i përshtatshëm për mbajtjen e zgjedhjeve.
Pas përfundimit të takimit, anëtarja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, deklaroi se partia e saj ka dhënë mbështetje për këtë datë, duke u bazuar edhe në rekomandimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Sipas saj, KQZ ka kërkuar më shumë kohë për përgatitjen dhe organizimin e procesit zgjedhor, çka e bën 7 qershorin një datë më të favorshme.
“Si LDK kemi dhënë opinionin që brenda kornizave ligjore të shpallet data 7 qershori si datë e zgjedhjeve, duke marrë parasysh kërkesën e KQZ-së për më shumë kohë për mobilizim. Jemi dakord me këtë datë”, u shpreh Lushaku-Sadriu.
Vendimi përfundimtar për datën e zgjedhjeve pritet të merret nga Presidentja në ditët në vijim.



Të tjera
Nga 18 deri më 24 maj në Prishtinë – Kurti pret organizatorët e festivalit “Burbuqe Berisha”
Jahjaga i shkon në zyre Faton Pecit, thotë se Mitrovica po njeh zhvillime pozitive
Haxhiu publikon vendimin: Obligohet KQZ t’i organizoj ato sipas ligjit në fuqi