Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, vizitoi punimet në parkun e erës në Zatriq të komunës së Rahovecit, i cili pritet të përfundojë në korrik të këtij viti.
Me këtë rast, kryeministri Kurti tha se ky investim prej 110 milionë eurosh nga Çalik Renewables nga Turqia dhe Eurokos nga Kosova i shton vendit një kapacitet të ri prej 70 MW për prodhimin e energjisë elektrike nga era.
“Ky projekt është dëshmi që Kosova përmes një kornize ligjore dhe rregullative të përshtatshme, dhe përmirësimeve të vazhdueshme në klimën e të bërit biznes, ofron siguri për investime të huaja në energji të ripërtëritshme dhe jo vetëm.”, tha kryeministri Kurti.



Të tjera
“Mesazh i fortë nga Marta Kos: Fondet për Serbinë bllokohen pa reforma në drejtësi”
Albin Kurti: “Prokuroria duhet t’i intensifikojë hetimet për krimet serbe”
“Konjufca përshëndet rezolutën amerikane: Hap i rëndësishëm drejt NATO-s”