Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, vizitoi punimet në parkun e erës në Zatriq të komunës së Rahovecit, i cili pritet të përfundojë në korrik të këtij viti.
Me këtë rast, kryeministri Kurti tha se ky investim prej 110 milionë eurosh nga Çalik Renewables nga Turqia dhe Eurokos nga Kosova i shton vendit një kapacitet të ri prej 70 MW për prodhimin e energjisë elektrike nga era.
“Ky projekt është dëshmi që Kosova përmes një kornize ligjore dhe rregullative të përshtatshme, dhe përmirësimeve të vazhdueshme në klimën e të bërit biznes, ofron siguri për investime të huaja në energji të ripërtëritshme dhe jo vetëm.”, tha kryeministri Kurti.



Të tjera
Meloni përsërit: Italia nuk do të marrë pjesë në súlmet në Iran!
Trump me kritika ndaj Spanjës: Është vend i tmerrshëm në NATO, nuk paguajnë asgjë
Si ta përdorni limonin për trajtime bukurie?