Manchester United pritet të heqë dorë nga tentativa për të transferuar mesfushorin e Nottingham Forest, Elliot Anderson, pasi çmimi i kërkuar prej 120 milionë paundësh konsiderohet i tepruar.
“Djajtë e Kuq” e kishin identifikuar 23-vjeçarin si objektiv kryesor për rindërtimin e mesfushës, por diferenca e madhe në vlerësim ka bllokuar bisedimet. Sipas raportimeve, Forest nuk lëviz nga kërkesa prej 120 milionë paundësh një shifër që United e sheh si të ekzagjeruar.
Për më tepër, klubi nuk dëshiron të hyjë në garë financiare me Manchester City, pasi kjo do ta rriste edhe më shumë koston dhe do të dëmtonte buxhetin për transferime të tjera.



Të tjera
Rezolutë në Kongresin amerikan për mbështetjen e Kosovës drejt NATO-s
Presidenti i FIFA-s: Irani do të luajë ndeshjet e Kupës së Botës në SHBA
Dëshira për kafenë edhe në ADN