Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti sot në takim lamtumirës Këshilltarin e Mbrojtjes për FSK-në dhe Ud. Atasheut të Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nënkolonel Mike Butler.
Fillimisht Gjeneral Jashari falënderoi Nënkolonel Butler për shërbimin e tij të deri tanishëm në të dyja detyrat që ka ushtruar gjatë kësaj kohe, duke vlerësuar lartë bashkëpunimin dhe shprehur mirënjohje për përkushtimin e tij.
Gjithashtu, KOMFSK diskutoi për objektivat e tij lidhur me zhvillimin e Forcës, si dhe planet bilaterale me Mbretërinë e Bashkuar, të cilat përfshijnë trajnimet, stërvitjet, pajisjet dhe aktivitetet tjera të përbashkëta.
Në anën tjetër, Nënkolonel Butler përgëzoi Gjeneral Jasharin për avancimin e FSK-së dhe për profesionalizmin e lartë të personelit të FSK-së, që janë duke e shfaqur në aktivitetet të ndryshme. Gjithashtu, e falenderoi për mbështetjen dhe bashkëpunimin e shkëlqyer, gjatë kësaj periudhe.
Në fund palët u pajtuan në avancimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës se Kosovës, me fokus kryesor në fushat e zhvillimit të aftësive dhe kapaciteteve ushtarake të FSK-së, në funksion të përmbushjes së misionit të saj.
Për përkushtimin dhe kontributin e tij gjatë shërbimit në Kosovë, KOMFSK e nderoi Nkol Butler me Medaljen “Shërbim Vetëmohues”, e cila ju ndahet personaliteteve për shërbim të vecantë në zhvillimin dhe avancimin e FSK-së.



Të tjera
Çfarë duhet të hani për të pasur një bark të sheshtë!
Qeveria mban mbledhje, merr disa vendime
Si ta kuptoni nëse vuani nga mungesa e magnezit