Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është deklaruar pas takimit me ish-presidenten Vjosa Osmani.
Ai është shprehur se ishte një darkë miqësore, derisa u shpreh se shumë shpejt do të vijnë me lajme të mira.
Abdixhiku gjithashtu tha se kjo është një pjesë substanciale e kthimit të madh të LDK-së.
“Shumë shpejt do të vijmë me lajme shumë të mira. Është pjesë substanciale e kthimit të madh të LDK-së, por shumë shpejt do të vijmë me lajme shumë të mira”.
“Ishte një darkë miqësore mes miqsh dhe më lejoni edhe njëherë të them se do të vijmë me lajme shumë, shumë të mira”, tha ai./Klankosova.tv



Të tjera
Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin e Belgjikës
Meloni përsërit: Italia nuk do të marrë pjesë në súlmet në Iran!
Trump me kritika ndaj Spanjës: Është vend i tmerrshëm në NATO, nuk paguajnë asgjë