Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme ka marr vendim për miratimin e planit të buxhetit për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026.
Sipas vendimit të KQZ-së, buxheti i planifikuar dhe i miratuar për organizimin e këtyre zgjedhjeve është në vlerë prej 10,887,186.445 euro.
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka caktuar 7 qershorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare në Kosovë.
Haxhiu bëri të ditur se ky vendim vjen pas dështimit të Kuvendit për të zgjedhur presidentin, çka sipas saj e çon automatikisht vendin në zgjedhje të parakohshme brenda afateve kushtetuese.
“Siç jeni në dijeni, pas dështimit të Kuvendit për të zgjedhur presidentin, Kuvendi konsiderohet i shpërndarë dhe zgjedhjet duhet të mbahen brenda afatit prej 45 ditëve. Dje kam pritur në takim Kryesuesin Kreshnik Radoniqi, me të cilin kemi diskutuar për zgjedhjet. Ndërsa sot përmbylla takimin me përfaqësues të subjekteve politike. Dëgjova propozimet e partive për datën e zgjedhjeve. Pas vlerësimit të afateve kushtetuese, nevojave organizative të KQZ-së dhe rëndësisë së pjesëmarrjes, kam vendosur që zgjedhjet e parakohshme të mbahen më 7 qershor”, tha Haxhiu./



Të tjera
Ylli i Realit e refuzon interesimin nga Liverpooli dhe Unitedi
Seancat ndaj Thaçit dhe të tjerëve nga 11 deri më 15 maj
A duhet t’ia kontrolloni mesazhet partnerit