Lufta e presidentit Donald Trump në Iran nuk pëlqehet nga populli amerikan, ashtu sikurse nuk pëlqehej lufta në Afganistan në vitin 2006 dhe ajo në Vietnam në vitet e para ’70.
Kështu thotë një sondazh i përbashkët i mediave prestigjioze amerikane “Washington Post” dhe “ABC News”, plus agjencinë “Ipsos”.
Sipas studimit, 61 për qind e amerikanëve thonë se përdorimi i forcës ushtarake në Iran ishte një gabim, me më pak se 2 amerikanë në 10 që besojnë se aksionet në Republikën Islamike kanë qenë efikase.
40 për qind e të anketuarve mendojnë ndërkohë se operacioni nuk ka pasur sukses, ndërsa një kuotë analoge ka thënë se është ende herët për ta thënë.
Megjithatë, mbështetja për luftën mbetet e lartë në radhët e republikanëve, me 79 për qind të tyre që beson se nisja e saj ka qenë vendimi i duhur.
Ndërkohë, presidenti Trump është informuar në orët e fundit nga kreu i Shtabit të Përgjithshëm mbi sulmet e mundshme ushtarake që mund të kryejë ndaj Iranit.
Raportimi ka ardhur në një kohë kur presidentit i skadon autoriteteti për nisjen e luftërave pa miratimin e Kongresit, në kuadër të 60 ditëve që i jepen nga i ashtuquajturi “War Powers Act”.
Pas një afati të tillë, kreu i shtetit është i detyruar të kërkojë një autorizim nga Kongresi për kompetencat e tij luftarake.
Lufta ndaj Iranit i ka kushtuar deri tani Shteteve të Bashkuara 100 miliardë dollarë, 4 herë më shumë nga sa ka deklaruar Pentagoni.
Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin “X” ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi.
“Pentagoni gënjen. Kostot indirekte për taksapaguesit amerikanë janë shumë më të larta. Fatura mujore për çdo familje amerikane është 500 dollarë më shumë dhe po rritet me shpejtësi”, ka thënë Araghchi.
Ndërkohë, i zhgënjyer nga aleatët evropianë që refuzuan të përfshiheshin në konflikt, Trump po mendon reduktimin e trupave edhe në Itali e Spanjë, pas planit për tërheqjen e tyre nga Gjermania.



Të tjera
Kurti përkujton të vr@rët e m@sakrës në Nabërgjan të Pejës
Çka shohin meshkujt te një femër së pari
Rregullat e arta që i dallojnë njerëzit e pasur nga ata që pretendojnë të jenë