Ali Dula, zëvendësministër i parë në Ministrinë për Zhvillim Rajonal

Ali Dula, zëvendësministër i parë në Ministrinë për Zhvillim Rajonal

Të premten, në një njoftim nga Zyra e Kryeministrit, është bërë e ditur se Kurti ka emëruar Ali Dulën në pozitën e zëvendësministrit të parë në Ministrinë për Zhvillim Rajonal, transmeton KosovaPost.

“Kryeministri në detyrë Kurti e uroi z. Dula për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”, thuhet në njoftim.

Dula ishte kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Rahovecit në zgjedhjet lokale të vitit 2025.

Kosova do të shkojë edhe në një palë zgjedhje parlamentare më 7 qershor, pasi partitë nuk arritën ta zgjidhnin presidentin.