Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se është mirënjohëse për kongresmenët amerikanë të cilët kanë iniciuar një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për të përkrahur Kosovën në integrimin drejt NATO-s.
“Liria e Kosovës u krijua së bashku me Shtetet e Bashkuara. Sot, Forca e Sigurisë së Kosovës qëndron si një forcë mbrojtëse e ndërveprueshme me NATO-n, e ndërtuar krah për krah me Forcat e Armatosura të SHBA-së.
Me udhëheqjen dhe partneritetin e Amerikës, Kosova duhet të përparojë në mënyrë të qëndrueshme dhe të sigurt drejt vendit të saj të merituar në NATO”, ka shkruar Osmani.
“Ky është një angazhim strategjik i përbashkët dhe i fortë, si shkëmb, dhe një imperativ për paqen, sigurinë dhe stabilitetin për të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe për Evropën në përgjithësi.Kosova në NATO përparon si interesat tona, ashtu edhe interesat amerikane në kontinentin evropian”, ka shtuar ajo.



Të tjera
Pijet energjike që ju ndihmojnë gjatë ditës
SHBA vendos rekord me topin më të madh të futbollit në botë
Çfarë të hani kur keni aciditet të lartë në stomak?