Tiana Krasniqi një 31-vjeçare nga Kosova ka reaguar ashpër ndaj autoriteteve në Teksas për vrasjen e bashkëshortit të saj James Broadnax, 37 vjeç.
Ky i fundit i cili u ekzekutua një ditë më parë ishte dënuar për vdekje për vrasjen e dy producentëve muzikorë në 2008.
‘Të dua bërtiste ajo’, teksa shikonte që bashkëshorti po vdiste para syve të saj, shkruan Daily Mail.
Vetëm disa ditë përpara se të ekzekutohej, Broadnax u martua me Tianën, një të diplomuar në shkollën e drejtësisë dhe nënë e një fëmije, në një ceremoni në Njësinë Allan B. Polunsky në Teksas.
Çifti u takua në vitin 2024, pasi ajo filloi të hulumtonte pabarazitë racore në të gjithë sistemin e drejtësisë amerikane, si pjesë e diplomës së saj master në të Drejtat Ndërkombëtare të Njeriut në Universitetin e Drejtësisë.



Të tjera
Erëza që ndihmon dukshëm të humbni peshë shpejt
Trump kërcënon me tërheqje trupash dhe nga Spanja e Italia
Haxhiu: Serbia po i strehon kriminelët e luftës