Gjermania po ndërmerr hapa të rinj për përgatitjen e infrastrukturës së saj në rast të një përshkallëzimi të mundshëm të tensioneve me Rusinë, duke përfshirë edhe skenarë lufte në kuadër të NATO-s.
Një nga projektet më të rëndësishme është rindërtimi dhe modernizimi i portit të Bremerhavenit, i konsideruar si porti më i madh automobilistik në Evropë.
Sipas planeve të përgatitura nga autoritetet gjermane, ky port do të ketë një rol kyç edhe në lëvizjen e shpejtë të trupave aleate.
Në rast të një konflikti të mundshëm, infrastruktura e re do të mundësojë transportimin e qindra mijëra ushtarëve të NATO-s drejt lindjes së Evropës, nëse situata me Rusinë përshkallëzohet më tej.
Për realizimin e këtij projekti është parashikuar një investim i konsiderueshëm prej rreth 1.35 miliard eurosh nga buxheti shtetëror, duke e bërë atë një nga projektet më të mëdha të infrastrukturës ushtarake-logjistike në vend.
Raporti thekson se vendi mbetet ende larg një gatishmërie të plotë ushtarake, sidomos në aspektin e koordinimit dhe kapaciteteve të shpejta të reagimit.



Të tjera
Pijet energjike që ju ndihmojnë gjatë ditës
SHBA vendos rekord me topin më të madh të futbollit në botë
Çfarë të hani kur keni aciditet të lartë në stomak?