NATO ka njoftuar se mbetet e sigurt në aftësitë e saja të mbrojtjes dhe parandalimit, edhe pas vendimit të Shteteve të Bashkuara për të tërhequr rreth 5000 trupa nga Gjermania.
Ky zhvillim ka ngritur diskutime brenda aleancës për shpërndarjen e barrës së sigurisë mes vendeve anëtare.
Sipas NATO-s, ky ndryshim pasqyron nevojën që vendet evropiane të rrisin më tej investimet në mbrojtje dhe të marrin një rol më të madh në garantimin e sigurisë së përbashkët.
Aleanca theksoi se tashmë ka një progres në këtë drejtim, pasi vendet anëtare janë dakorduar për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes në nivelin 5 për qind të PBB-së.
“Ne mbetemi të sigurt në aftësinë tonë për të siguruar parandalimin dhe mbrojtjen, ndërsa ky kalim drejt një Evrope më të fortë brenda një NATO-je më të fortë vazhdon”, u shpreh zëdhënësi.
Ndryshe, ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius, ka deklaruar se vendimi i Shteteve të Bashkuara për të tërhequr një pjesë të trupave nga Evropa ishte i pritshëm dhe i parashikueshëm.
“Ishte e parashikueshme që SHBA do të tërhiqte trupat nga Evropa, përfshirë Gjermaninë”, u shpreh ai.
Ndryshe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur tërheqjen e trupave ushtarake gjatë vitit të ardhshëm, në kuadër të një rishikimi më të gjerë të pranisë së tyre ushtarake në Evropë.



Të tjera
Pijet energjike që ju ndihmojnë gjatë ditës
SHBA vendos rekord me topin më të madh të futbollit në botë
Çfarë të hani kur keni aciditet të lartë në stomak?