Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Abdullah Klinaku, ka vlerësuar arritjen e marrëveshjes për rindërtimin e Xhamisë së Ibrit, e djegur më 1999,npërcjell KosovaPost.
Në një postim, Klinaku u shpreh se ky ishte një premtim i dhënë, për të cilin pati përpjekje për ta degraduar, por që po merr rrugën institucionale të realizimit, transmeton IndeksOnline.
“Trashëgimia jonë islame, e rrënjosur thellë në vlerat tona kombëtare, po rikthehet me mbështetjen e institucioneve të Republikës së Kosovës” deklaroi Klinaku.
Ky është postimi i plotë i tij:
Xhamia e Ibrit
Trashëgimia jonë islame, e rrënjosur thellë në vlerat tona kombëtare, po rikthehet me mbështetjen e institucioneve të Republikës së Kosovës.
Më 2 maj 1999, xhamia e Ibrit u dogj nga forcat serbe, një goditje ndaj besimit dhe identitetit tonë.
Sot, më 2 maj 2026, Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me Bashkësinë Islame nisin procedurat për ndërtimin e saj.
Një premtim i dhënë, që pavarësisht përpjekjeve për ta degraduar apo për ta pëvetësuar padrejtësisht, tashmë ka marrë rrugën institucionale të realizimit dhe së shpejti do t’i shihet minarja, dashtë Zoti!



Të tjera
Kurti: Krímet nuk harrohen, drejtësia mbetet e domosdoshme
Ushtarët britanikë të KFOR-it nderohen me medalje të NATO-s
Izr@eli vr*et 7 persona në G@za gjatë 24 orëve të fundit