Trajneri Zinedine Zidane e refuzoi rikthimin e tretë te Real Madridi sepse i kishte dhënë fjalën Federatës së Francës, kështu së paku raporton “Diario AS”.
Zidane nuk është në krye të asnjë klubi që kur u largua nga “Los Blancos”, të cilët po kalojnë një krizë në aspektin sportiv, duke qenë afër ta vuajnë sezonin e dytë pa trofe.
Xabi Alonso u shkarkua muaj më parë, ndërsa të njëjtën rrugë pritet ta ndjekë edhe Alvaro Arbeloa. Presidenti Florentino Perez tashmë ka kontaktuar disa trajnerë, e mes tyre ka qenë edhe Zidane.
Në bazë të “Diario AS”, Reali e ka kontaktuar Zidanen qysh në muajin dhjetor, por përgjigja e teknikut francez ka qenë negative.
“Real Madridi kishte kontakt direkt me Zinedine Zidane në muajin dhjetor, duke i kërkuar ta zëvendësojnë Xabi Alonson”.
“Por, ishte shumë vonë. Zidane i informoi ata se marrëveshja me Federatën Franceze ishte mbyllur”.
Kësisoj, Zidane pritet të emërohet përzgjedhës i Francës pas Kupës së Botës 2026, për ta zëvendësuar përfundimisht Didier Deschamps./Telegrafi/



Të tjera
Kujdes me produktet e pastrimit, rrezikojnë shëndetin
Përleshje fizike mes policëve dhe banorëve protestues të fshatit Besi – shkak, mos lejimi i bllokadës së rrugës
Paralajmërimi i Kryeziut: Ndërsa ne grindemi, Serbia përgatitet për luftë