Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Xhamia e Ibrit, e ndërtuar në vitin 1777 dhe e djegur më 2 maj 1999, do të rindërtohet.
Ai në një postim në Facebook bëri të ditur se, sot është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit për hartimin dhe zbatimin e projektit të rekonstruktimit të kësaj xhamie, në prani të Myftiut Naim Tërnava, kryeimamit Vedat Sahiti dhe ministres Saranda Bogujevci.
“Me këtë memorandum, Qeveria e Republikës së Kosovës mbështet ringritjen e këtij monumenti me rëndësi historike dhe kulturore”, ka deklaruar Kurti.
Sipas tij, investimet në këtë fushë do të vazhdojnë edhe në vitet në vijim.
Ndryshe, Xhamia e Ibrit, e ndërtuar në vitin 1777, ndërsa është djegur nga serbët më 2 maj 1999. Xhamia e Urës së Ibrit, për mitrovicasit simbolizon identitet e histori.



Të tjera
Si të humbni peshë përmes bananes
Agjencia e Kosovës për Akreditim pranohet zyrtarisht në Amerikë
Trump parashikon rënie të ndjeshme të çmimeve të naftës