Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Xhamia e Ibrit, e ndërtuar në vitin 1777 dhe e djegur më 2 maj 1999, do të rindërtohet.
Ai në një postim në Facebook bëri të ditur se, sot është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit për hartimin dhe zbatimin e projektit të rekonstruktimit të kësaj xhamie, në prani të Myftiut Naim Tërnava, kryeimamit Vedat Sahiti dhe ministres Saranda Bogujevci.
“Me këtë memorandum, Qeveria e Republikës së Kosovës mbështet ringritjen e këtij monumenti me rëndësi historike dhe kulturore”, ka deklaruar Kurti.
Sipas tij, investimet në këtë fushë do të vazhdojnë edhe në vitet në vijim.
Ndryshe, Xhamia e Ibrit, e ndërtuar në vitin 1777, ndërsa është djegur nga serbët më 2 maj 1999. Xhamia e Urës së Ibrit, për mitrovicasit simbolizon identitet e histori.



Të tjera
Kujdes me produktet e pastrimit, rrezikojnë shëndetin
Përleshje fizike mes policëve dhe banorëve protestues të fshatit Besi – shkak, mos lejimi i bllokadës së rrugës
Paralajmërimi i Kryeziut: Ndërsa ne grindemi, Serbia përgatitet për luftë