Kadri Kryeziu ka reaguar me një mesazh të fortë lidhur me situatën politike dhe zgjedhjet e ardhshme në vend, duke ngritur shqetësime për zhvillimet rajonale dhe mënyrën se si po veprohet në skenën e brendshme politike
Ai ka theksuar se përderisa skena politike në Kosovë është e përfshirë në përplasje të brendshme, Serbia po vazhdon të forcojë pozicionin e saj në të gjitha drejtimet.
“Derisa ne merremi me njëri-tjetrin, Serbia po forcon pozicionin e saj në çdo plan dhe po përgatitet për luftë. Zgjedhjet e 7 qershorit duhet të jenë të fundit për katër vitet e ardhshme. Mendoni mirë para se të votoni. Mos e digjni votën për shokë e kushërinj, por votoni për të ardhmen e vendit”, ka shkruar ai.
Kryeziu u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë maturi në vendimmarrje dhe të mos e përdorin votën për interesa të ngushta personale, por për të ardhmen e shtetit



Të tjera
Pijet energjike që ju ndihmojnë gjatë ditës
SHBA vendos rekord me topin më të madh të futbollit në botë
Çfarë të hani kur keni aciditet të lartë në stomak?