Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se ka marrë pjesë në darkën e shtruar nga presidenti i Armenisë, Vahagn Khachaturyan, transmeton KosovaPost.
“Në pritjen zyrtare u mirëprita nga Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, dhe Kryetari i Kuvendit, Alen Simonyan. Gjatë mbrëmjes pata bashkëbisedime me liderë dhe përfaqësues të lartë të shteteve pjesëmarrëse, ku u shkëmbyen ide, pikëpamje dhe qëndrime mbi zhvillimet aktuale në Evropë dhe më gjerë, si dhe mbi mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët”, thuhet në njoftimin e Kurtit.
Kurti njofton tutje edhe se ka zhvilluar bashkëbisedim, mes tjerash, edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.
“Në këtë kuadër, bisedova me Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, Presidentin e Konfederatës së Zvicrës, Guy Parmelin, Zëvendëspresidenten e Bullgarisë, Iliana Iotova, Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, Presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatović, Kryeministrin e Norvegjisë, Jonas Gahr Støre, Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Feridun H. Sinirlioğlu, Kryeministrin e Andorrës, Xavier Espot Zamora, anëtarin e Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Denis Bećirović, Kryeministren e Lihtenshtajnit, Brigitte Haas, si dhe me liderë të tjerë evropianë”, përmbyllet njoftimi.



Të tjera
Pijet energjike që ju ndihmojnë gjatë ditës
SHBA vendos rekord me topin më të madh të futbollit në botë
Çfarë të hani kur keni aciditet të lartë në stomak?