Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dhënë një intervistë nga burgu i Hagës për emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut.
Ai tha se procesi i gjykimit ka devijuar, dhe se i njëjti duhet të ofrojë drejtësi e jo hakmarrje.
“Të ishte transparent. Llogaridhënës dhe të respektojë të drejtat e njeriut”, shtoi Thaçi.
Thaçi po ashtu tha se në burg i “është mbyllur goja e i janë lidhur duart”.
“Aktualisht më është mbyllur goja për të folur dhe më janë lidhur duart për të shkruar atë që më do zemra e thotë plotësisht mendja. Do të mundohem të bëj më të mirën për rrethanat ku gjendem”, u shpreh ish-presidenti.
“Serbia u mor – e merret kohë të gjatë me mua. Më dënoi në mungesë me shumë vite burg. Në mënyrë të vazhdueshme (1993–97) bastisi shtëpinë, keqtrajtoi dhe arrestoi babanë, nënën, motrën dhe vëllezërit – në hakmarrje ekzekutoi edhe vëllanë e Lumes, Hakiun në masakrën në fshatin Studime të Vushtrrisë në maj 1999”, deklaroi Thaçi.



Të tjera
Presidenti Begaj kalon nëpër Kosovë, policia njofton për kufizime në trafik
Këto ushqime duhet t’i hani në mëngjes
Dogana ndalon 128 palë këpucë të markave të mbrojtura në Han të Elezit