Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga nesër deri më 12 maj do të mbylllet përkohësisht “Vicianum” në lagjen Arbëria.
Sipas njoftimit, shkak për mbylljen e saj do të jenë punimet në këtë rrugë.
“Ju njoftojmë se në lagjen Arbëria, në rrugën “Vicianum”, do të realizohen punime për trajtimin e rrugës me shtresë asfalti. Nga nesër, datë 7 maj 2026 deri më 12 maj 2026, kjo rrugë do të jetë e mbyllur përkohësisht për qarkullimin e mjeteve. Lusim qytetarët për mirëkuptim dhe që gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugë alternative për qarkullim”, theksohet në njoftim.



Të tjera
Brazili merr vendim për Ancelottin
Presidenti Begaj kalon nëpër Kosovë, policia njofton për kufizime në trafik
Këto ushqime duhet t’i hani në mëngjes