Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar vendimin e Speciales për shtyrjen e afatit për shpalljen e aktgjykimit deri më 20 korrik.
Kurti ka thënë se Kosova ka nevojë për gjykata normale e jo për gjykata speciale.
“Sa i përket vendimit të Speciales që të shtyhet për dy muaj nëse s’gaboj vendimi i tyre ne e morëm vesh sikurse gjithë ju për shkak se Qeveria nuk ka qasje ne dinamikat dhe zhvillimet që bëhen në Speciale e cila nuk karakterizohet nga transparenca për vendin tonë. Kosova ka nevojë për gjykata normale e jo për gjykata speciale”, ka deklaruar Kurti.
Kurti ka theksuar se lufta e UÇK-së ishte dhe gjithmonë do të kujtohet dhe mësohet në histori si luftë e drejtë e cila ishte kundër një okupatori, armiku që kishte projekt gjenocidal kundër popullit tonë.
Ai ka kritikuar zvarritjen e proceseve gjyqësore nga Specialja.
“Në vend se të kemi gjykata normale kemi një gjykatë speciale e cila i vonon vendimet”, ka deklaruar Kurti.



Të tjera
Presidenti Begaj kalon nëpër Kosovë, policia njofton për kufizime në trafik
Këto ushqime duhet t’i hani në mëngjes
Dogana ndalon 128 palë këpucë të markave të mbrojtura në Han të Elezit