Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje nga radhët e Listës Guxo, Jeta Statovci, i është bashkuar Vjosa Osmanit për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.
Osmani pritet të jetë në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Vetë ajo ka njoftuar se me Statovcin do ta vazhdojnë rrugëtimin drejt Kuvendit.
“E nisëm bashkë rrugëtimin në Kuvend. Dhe bashkë po vazhdojmë drejt Kuvendit. Jeta Statovci ishte vetëm 26 vjeçe kur mori mandatin e saj të parë, për t’u rikonfirmuar tri herë radhazi me besimin e qytetarëve, duke qenë vazhdimisht ndër deputetet më të votuara”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Osmani ka thënë se me Statovcin i ka bashkuar virtyti, vizionin dhe e vërteta.
“Na kanë bashkuar ndër vite virtyti, vizioni, vullneti dhe e vërteta. Mbi të gjitha, na bashkojnë vlerat mbi të cilat e nisëm këtë rrugëtim. E kur ato devijojnë, ne ringrihemi në këmbë, për dashurinë ndaj vendit dhe për rrugëtimin e sigurt të Kosovës. Na priftë e mbara, gjithmonë përkrah”, ka shtuar ajo.



Të tjera
Shërbime të reja në kujdesin parësor për fëmijët, firmoset vendimi
Zbulohet më në fund kura për rënien e flokëve
Atmosferë e nxehtë në Madrid: mes debateve dhe hijes së Mourinhos, poshtërimi mund të vijë të dielën në “El Clasico”