Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se ka firmosur Udhëzimin Administrativ për Kujdesin Parësor Shëndetësor i cili rregullon ndërhyrjen në fëmijërinë e hershme si pjesë të shërbimeve në kujdesin parësor.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi të Vitisë në Facebook, transmeton Klankosova.tv.
“Për herë të parë, me ekipe multidisiplinare për ndërhyrje në fëmijërinë e hershme. Ky ndryshim krijon bazën për mbështetje të hershme për foshnjat dhe fëmijët me rrezik për vonesa në zhvillim, përmes ekipeve profesionale multidisiplinare me psikologë klinikë, fizioterapeutë, logopedë dhe punëtorë socialë.
Po e afrojmë mbështetjen profesionale më pranë fëmijëve dhe familjeve”, shkroi ai në Facebook, transmeton Klankosova.tv.
Kujdesi parësor qe një kohë ka kërkuar futjen e këtyre lëmive të reja, ndërkaq dy nga to, logopedia dhe fizioterapia janë shërbime të kushtueshme në sektorin privat.



Të tjera
29 milionë nënshkruajnë peticionin “Mbappe ik!”?
“Shumë njerëz mendojnë se nuk di të luaj futboll”, Dembele i thumbon kritikët
Haxhiu i bën thirrje faktorit ndërkombëtar: Të drejtat e shqiptarëve në Luginë të trajtohen me prioritet