Sipas një komunikate për media, Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprime konkrete operative dhe hetimore për një periudhe disa mujore, ndërsa për të gjitha dyshimet e ngritura për përfshirjen e disa zyrtarëve janë njoftuar me kohë organet kompetente të drejtësisë dhe Inspektorati Policor i Kosovës, me të cilat është zhvilluar bashkëpunim dhe koordinim i ngushtë gjatë gjithë procesit hetimor.
“Policia e Kosovës sipas informacioneve që posedon, nga autoritetet kompetente gjatë operacionit janë arrestuar dhe derguar në mbajtje tre (3) zyrtarë policorë, ndaj të cilëve do të vazhdojnë procedurat e mëtejme ligjore në përputhje me autorizimet dhe kompetencat e institucioneve përgjegjëse.”, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës rithekson se mbetet e vendosur dhe pa asnjë kompromis në trajtimin e çdo rasti të dyshuar të përfshirjes në aktivitete të kundërligjshme, pavarësisht pozitës, rolit apo funksionit që ushtrojnë personat e përfshirë. Çdo zyrtar që bie ndesh me ligjin dhe standardet profesionale do të përballet me masa rigoroze ligjore.
“Luftimi i krimit dhe korrupsionit në çdo nivel mbetet prioritet institucional i Policisë së Kosovës. Aktivitetet dhe operacionet për identifikimin dhe sjelljen para drejtësisë të personave të përfshirë në veprimtari kriminale do të vazhdojnë pa ndërprerje”, thuhet në njoftim.
Njëkohësisht, Policia e Kosovës inkurajon qytetarët që të vazhdojnë bashkëpunimin me Policinë e Kosovës dhe autoritetet tjera ligj zbatuese dhe të raportojnë çdo informacion që mund të ndihmojë në parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit dhe korrupsionit, pa dallim të personave apo funksioneve që ata ushtrojnë në mënyrë që sa më parë të mundësohet sjellja e tyre para organeve të drejtësisë.



Të tjera
OBSH: Shpërthimi i hantavirusit në anije nuk është COVID-i i radhës
Rexhaj për bashkëpunimin e LDK-së me Vjosa Osmanin: Është koalicion i zorit
Pse sherebela konsiderohet si një nga bimët më shëruese në botë?