Harry Kane ka folur pas eliminimit të Bayern Munich nga Paris Saint-Germain në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, duke dhënë edhe mendimin e tij për finalen e madhe ndaj Arsenalit.
Sulmuesi anglez realizoi golin e tij të 55-të të sezonit në minutat shtesë të ndeshjes së kthimit, por kjo nuk mjaftoi që bavarezët të shmangnin eliminimin. PSG siguroi finalen pas triumfit me rezultat të përgjithshëm 6-5 ndaj kampionëve gjermanë.
Në anën tjetër, Arsenali preku finalen e Ligës së Kampionëve vetëm për herë të dytë në histori, pasi eliminoi Atletico Madrid me rezultat të përgjithshëm 2-1.
Pas ndeshjes, Kane nuk e fshehu zhgënjimin për eliminimin, duke theksuar se Bayerni kishte raste të mjaftueshme për të ndryshuar fatin e përballjes.
“Është e vështirë ta pranojmë këtë moment. Në të dyja ndeshjet kishim mundësi për një rezultat ndryshe, por gjërat nuk shkuan në favorin tonë. Disa vendime nuk na ndihmuan, luajtëm futboll të mirë, por na mungoi konkretizimi në momentet vendimtare”, deklaroi Kane.
Finalja e madhe mes Arsenalit dhe PSG-së do të zhvillohet më 30 maj në Budapest, në një duel që pritet të vendosë kampionin e ri të Evropës./rtk



Të tjera
HIV në Kosovë: Një i vdekur e dy në spital – regjistrohen 9 raste të reja
Fëmijët e parë më të zgjuar, e vërteton shkenca
Juventusi vendos çmimin për shitjen e Edon Zhegrovës