Në Klinikën Infektive të QKUK-së është shënuar një rast fatal i një pacienti me HIV/AIDS, i cili dyshohet se ka kërkuar ndihmë mjekësore në fazë të vonshme dhe ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Aktualisht, aty po trajtohen edhe dy pacientë të tjerë me HIV, ndërsa vetëm gjatë periudhës janar-maj janë konfirmuar 9 raste të reja të infeksionit në vend, raporton Klan Kosova.
Mjekët theksojnë rritje të rasteve krahasuar me vitet e fundit dhe nënvizojnë rëndësinë e testimit falas, këshillimit dhe terapisë parandaluese PrEP për mbrojtje nga infektimi.



Të tjera
Kreshnik Smajlaj zgjedhet kryetar i AAK-së në Prishtinë
Shala zbulon detaje: Vjosa Osmani bartëse e listës dhe kandidate për presidente, Abdixhiku për kryeministër
Hoxha takim me Rutte: NATO më e rëndësishme se kurrë, Shqipëria aleate e besueshme