Pas vendimit të qeverisë para dy jave, këtë të enjte Parlamenti i Gjermanisë, Bundestag, diskutoi për një vendim që lidhet me Republikën e Kosovës.
Bëhet fjalë për zgjatjen edhe për 12 muaj të tjerë të mandatit të ushtarëve gjermanë në kuadër të misionit paqeruajtës së NATO-s, KFOR, që po quhet i domosdoshëm, raporton Klan Kosova.
Sekretari i shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Berlin, thotë se situata në Kosovë mbetet e tensionuar e fragjile.
Folës të ndryshëm gjatë debatit për misionin e ushtrisë gjermane në kuadër të KFOR-it, thanë se normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe fqinjës së saj, Serbisë, mbetet kusht për përparimin e dy shteteve drejt Bashkimit Evropian. Kurse siguria në Kosovë e Ballkan u quajt interes kombëtar i Gjermanisë.
Disa deputetë të koalicionit qeverisës –siç është Peter Beyer – pos që kërkoi nga Beogradi vënien para drejtësisë e ekstradimin të autorëve të sulmeve në veri më 2023, foli dhe për krizën politike në Kosovë.
Ligjvënësi vuri në pah edhe Gjykatën Speciale, ku ka përfunduar procesi ndaj katërshes së ish-udhëheqësve të shtetit e UÇK-ës dhe po pritet një vendim nga Haga.
Derisa pritet që vendimi për zgjatjen e mandatit të ushtarëve gjermanë në KFOR të merret pas konsultimeve në komisione – shumica në Bundestag thanë se Gjermania është mbështetëse e jashtëzakonshme e Republikës së Kosovës.



Të tjera
Kreshnik Smajlaj zgjedhet kryetar i AAK-së në Prishtinë
Shala zbulon detaje: Vjosa Osmani bartëse e listës dhe kandidate për presidente, Abdixhiku për kryeministër
Hoxha takim me Rutte: NATO më e rëndësishme se kurrë, Shqipëria aleate e besueshme