Në Qendra Klinike Universitare e Kosovës, përkatësisht në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare, është realizuar me sukses një ndërhyrje komplekse kirurgjikale për trajtimin e aneurizmës së arteries splenike tek një paciente 71-vjeçare.
Sipas njoftimit, aneurizma me dimension rreth 7 centimetra dhe pjesërisht e trombozuar paraqiste rrezik të lartë për rupturë dhe gjakderdhje potencialisht fatale.
“Pas diagnostikimit me angiografi CT (CTA), ekipi multidisiplinar vendosi për trajtim kirurgjikal të hapur. Gjatë ndërhyrjes është kryer aneurizmektomia dhe rekonstruksioni vaskular me anastomozë termino-terminale të arteries splenike, duke bërë të mundur ruajtjen e splenit dhe funksionit të tij imunologjik e hematologjik”, thuhet në njoftim.
Rasti është shoqëruar edhe me sfida të rëndësishme anesteziologjike dhe pulmonare, të cilat janë menaxhuar me sukses nga ekipi profesional i anesteziologjisë dhe kujdesit intensiv”, thuhet në njoftim.
Në QKUK vlerësojnë se ky sukses pasqyron profesionalizmin, përkushtimin dhe bashkëpunimin multidisiplinar të stafit në trajtimin e rasteve komplekse kirurgjikale dhe në ofrimin e kujdesit cilësor për pacientët.



Të tjera
Shenjat që jep trupi 1 muaj para sulmit në zemër
Dëmtohet objekti përcjellës në Kompleksin Memorial “Zahir Pajaziti”, policia nis hetimet
Egjipti i dërgoi një ankesë zyrtare FIFA-s dhe po kërkon dënime drastike, ata veçuan dy gabime themelore