Paris Saint-Germain është futur në garë për transferimin e sulmuesit anësor të Newcastle United, Anthony Gordon, duke komplikuar edhe më shumë planet e Bayern Munich për afrimin e anglezit.
Sipas raportimeve të “Sky”, transferimi i 25-vjeçarit drejt kampionëve të Gjermanisë aktualisht “nuk është në horizont”, pasi Newcastle vazhdon të mbajë një qëndrim të fortë në negociata.
“Magpies” thuhet se kërkojnë deri në 90 milionë euro për kartonin e Gordonit, ndërsa vlera reale e lojtarit konsiderohet mes 75 dhe 85 milionë eurove, shumë që Bayern nuk është i gatshëm ta paguajë për momentin.
Ndërkohë, mediumi “Teamtalk” raporton se në garë është futur edhe PSG-ja, e cila së bashku me disa klube të tjera të Ligës Premier ka kapacitet financiar për të përmbushur kërkesat e Newcastle.
Bayerni bën gati kontratën pesë vjeçare për Anthony Gordon, problem mbetet çmimi i kërkuar nga Newcastle
Kjo situatë mund t’i japë avantazh klubit francez në garën për firmën e Gordonit, ndërsa Bayern Munich rrezikon të mbetet prapa nëse nuk rrit ofertën e tij në javët e ardhshme. /Telegrafi/



Të tjera
Hapat për të eleminuar pikat e zeza në kushte shtëpie
Reshitaj ndërron edhe një subjekt, tash i bashkohet Vjosa Osmanit
Organizata terroriste serbe kërcënon Kurti me eliminim fizik