Kosova dhe Turqia me marrëveshje për ndërtim dhe mjedis

Kosova dhe Turqia me marrëveshje për ndërtim dhe mjedis

Kosova dhe Turqia kanë thelluar bashkëpunimin në fushën e ndërtimit të qëndrueshëm, banimit të përballueshëm dhe mbrojtjes së mjedisit, në kuadër të një takimi të zhvilluar në Hatay mes përfaqësuesve të dy vendeve, shkruan KosovaPost.

“Gjatë takimit me ministrin turk Murat Kurum, është arritur dakordim për krijimin e grupeve punuese ndërmjet dy ministrive, të cilat do të përgatisin draftin e marrëveshjes që pritet të nënshkruhet së shpejti”, ministrja Fitore Pacolli ka shkruar në Facebook.

Përmes kësaj marrëveshjeje, Turqia do ta mbështesë Kosovën në avancimin e Ligjit për Ndërtim, me fokus në rritjen e standardeve për ndërtesa të qëndrueshme ndaj fatkeqësive natyrore dhe ndryshimeve klimatike.

Poatimi i plotë:

Partneritet Strategjik 🇽🇰 🤝 🇹🇷 për Ndërtim të Qëndrueshëm e Banim të Përballueshëm dhe zero mbeturina në shërbim të Mjedisit dhe Sigurisë Klimatike.

Në Hatay, bashkë me Ministrin Murat Kurum, hapëm një kapitull të ri për Kosovën. U dakorduam për bashkëpunim konkret që do të sjell rezultate së shpejti.

Gjatë takimit tonë në Hatay u dakorduam për caktimin e grupeve punuese të të dy ministrive për të përgatitur draftin e marrëveshjes që do ta nënshkruajmë së shpejti.

Përmes kësaj Marrëveshje, Turqia do t’i ndihmoj Kosovës në:
✅ avancimin e Ligjit për Ndërtim me të cilin do të avancojmë standardet e ndërtimit për ndërtesa të qëndrueshme ndaj fatkeqësive natyrore e ndryshimeve klimatike;
✅ avancimin e programit të banimit të përballueshëm dhe social;
✅ të përfitojmë mbështetje në teknologji, përvojë, investime dhe mbështetje për projekte me zero mbeturina që të ndërtojë një sistem të qëndrueshëm për menaxhimin e mbeturinave dhe mbrojtjen e mjedisit.

​Ministri Kurum na ofroi një mikpritje të jashtëzakonshme dhe u zotua për mbështetje maksimale që zëri i Kosovës të jetë i fuqishëm në COP31, që do të mbahet këtë vit këtu në Turqi.

Turqia mbetet krah për krah me Kosovën në çdo sferë, duke na mbështetur në reformat tona për qytete të qëndrueshme dhe të sigurta.

​Atdhe tjetër nuk kemic prandaj po e bëjmë më të sigurt dhe më të pastër!