Ushtrimet fizike janë interesante: disa njerëzve iu pëlqejnë, e disa tjerë i urrejnë stërvitjet.
Por nëse jeni në kategorinë e dytë, atëherë mos u frikësoni – shkencëtarët kanë zbuluar një mënyrë e cila do t’ju bëjë të shpenzoni më shumë kohë në palestër sepse do t’ju duken ushtrimet më të kënaqshme.
Hulumtuesit londinezë kanë zbuluar se dëgjimi i muzikës gjatë stërvitjeve i bën gjërat shumë më të kënaqshme.
Kjo ndoshta mund t’ju duket shumë e qartë. Pas së gjithash, nuk është sekret se muzika nxitë emocione të ndryshme – na bën të ndihemi të lumtur, të pikëlluar, të zemëruar, ose edhe të motivuar.
Pas eksperimenteve të ndryshme, shkencëtarët londinezë kishin konstatuar se dëgjimi i muzikës shpie në 28% dhe 13% rritje të kënaqësisë gjatë ushtrimeve fizike.
Vlen të ceket se studimi është publikuar në revistën prestigjioze ‘Psychology of Sport and Exercise’.



Të tjera
Milani në kaos të plotë, Igli Tare drejt largimit
Vasfije Krasniqi merr pjesë në Kongresin për Ditën e Veprimit: Të flasësh ndryshon historinë!
Pija “magjike” për dobësim