“Ekipi i Sezonit” në La Liga, Muriqi përkrah Mbappe e Yamal

EA Sports FC ka publikuar skuadrën më të mirë të sezonit (Team of the Season – TOTS) për La Liga-n, duke përfshirë disa nga emrat më të spikatur të kampionatit spanjoll, ku natyrisht ishte aty edhe Vedat Muriqi.

Në formacionin e përzgjedhur nga platforma e njohur e lojës, në sulm janë renditur Kylian Mbappé, Vedat Muriqi dhe talenti i Barcelonës, Lamine Yamal.

Mbrojtja përbëhet nga Carlos Romero në të majtë, Eric Garcia në qendër dhe Marcos Llorente në të djathtë, ndërsa portieri i përzgjedhur është Joan Garcia.

Përfshirja e Vedat Muriqit në këtë listë e bën edhe më të veçantë për tifozët shqiptarë, pasi sulmuesi i Mallorcas ka qenë ndër emrat më të rëndësishëm të ekipit të tij gjatë sezonit, duke tërhequr vëmendje me paraqitjet dhe golat vendimtarë.

Muriqi ka 22 gola këtë sezon, më i miri në karrierën e tij deri tani.

TOTS është një nga eventet më të ndjekura në komunitetin e EA Sports FC, pasi kartat speciale të lojtarëve vlerësohen me statistika të rritura dhe bëhen objektiv kryesor për lojtarët në modalitetin Ultimate Team.