Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot e ka shprehur bindjen e tij se do të vazhdojë ta drejtojë klubin anglez edhe në sezonin e ardhshëm, pavarësisht zërave dhe diskutimeve për të ardhmen e tij pas një sezoni të vështirë në Premierligë.
Trajneri holandez theksoi se ka kontratë dhe se është i përfshirë aktivisht në planet për të ardhmen, përfshirë përgatitjet për “treg” dhe fazën përgatitore të verës.
“Unë mendoj se kam çdo arsye të besoj se do të jem trajner i Liverpoolit edhe sezonin e ardhshëm,” është shprehur Slot, duke treguar qetësi për pozicionin e tij në klub, përcjell “Gazeta Express”.
Edhe pse Liverpooli e ka kaluar një sezon me rezultate të paqëndrueshme dhe kritika nga tifozët, drejtuesit e klubit vazhdojnë ta mbështesin projektin e tij.
Sipas raportimeve nga Anglia, klubi e sheh Slotin si pjesë të planeve afatgjata, veçanërisht nëse sigurohet kualifikimi në Champions League.
Në anën tjetër, mediat britanike raportojnë se brenda klubit po diskutohet për përforcime dhe ndryshime në skuadër për sezonin e ardhshëm, me synimin për ta rikthyer Liverpoolin në garën për trofe.
Pavarësisht presionit dhe kritikave, Slot mbetet i fokusuar te përfundimi i sezonit dhe ndërtimi i një skuadre më konkurruese për vitin e ardhshëm.



Të tjera
Perez sqaron për herë të parë të vërtetën mbi shkarkimin e Xabi Alonsos
Pas Neymarit, Ancelotti flet edhe për Thiago Silvën: Është në radarin tonë
“Isha aty kur ndodhi gjithçka” — Arjeta Fejza flet për incidentin mes Lushtakut dhe Mehanit