“Po më shohin fotot!” — Sara Hoxha ngre alarmin për funksionin e ri të Instagramit që po tremb përdoruesit

Sara Hoxha ka ndarë së fundmi një moment mjaft të sikletshëm me ndjekësit e saj në Instagram, duke u shprehur tejet e konfuzuar rreth asaj që po i ndodh me llogarinë e saj.

Përmes një postimi në Instastory, ku shfaqet në makinën e saj, ajo ka treguar se po përballet me një problem me fotot e saj që po bëhen të dukshme për të tjerët pa dijeninë e saj.

“Instagram wtf!!! Çfarë është një ‘instant’?! Pse të gjithë po shohin foto të miat që as unë vetë nuk i gjej dot?!” – ka shkruar Sara në anglisht, dukshëm e irrituar dhe e paqartë me opsionet e platformës.

Për ta bërë situatën edhe më interesante, duket se ajo ka dërguar fotografi gabimisht tek persona të ndryshëm. Për këtë, ajo ka kërkuar një ndjesë publike në shqip, duke i paralajmëruar të gjithë ata që mund të kenë marrë diçka në “Direct Message”:

“Kujdo i kam çu foto, ja kam çu pa dashje, kërkoj ndjesë.”

Me siguri Sara ka aktivizuar gabimisht opsionin e ri të Instagramit, mirëpo një gjë është e sigurt, ky “incident” i ka bërë ndjekësit e saj të buzëqeshin (dhe të kontrollojnë mesazhet e tyre)!