Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, mori pjesë sot në ceremoninë e nisjes së punimeve në rrugën rajonale R-118, nga qendra e Mushtishtit deri në Delloc, transmeton KosovaPost.
Sipas njoftimit, rruga që do të lidhë Shirokën me Shtërpcën, e që kalon nëpër Mushtisht, ka gjatësi prej 1140 metrash, ndërsa kostoja e përgjithshme e projektit arrin në 1 milion euro.
Me këtë rast, Kurti inkurajoi operatorin ekonomik që dinamika e punimeve të përshpejtohet, duke theksuar rëndësinë e kësaj rruge për qytetarët, bizneset dhe zhvillimin e turizmit në atë zonë.
“Tejet e rëndësishme është të lidhet Suhareka me Shtërpcën, për qytetarët, për turizmin, për bizneset. Në këtë mënyrë krijojmë kushte më të mira edhe për bashkatdhetarët tanë, të cilët kur vijnë në Kosovë dëshirojnë t’i vizitojnë pjesët më të bukura të vendit tonë”, tha Kurti.



Të tjera
Tomë Gashi reagon ashpër ndaj protestave kundër Policisë në Skenderaj
Xhevat Dajaku thumbon “gjeneralët”: Titujt nuk fitohen vetëm me armë në dorë
Pesë mënyrat se si pranvera ndikon në shëndetin tuaj