“Nga po lajmërohesh, nga ‘bunari’ apo nga ‘gurthyesi me ortak’?” – reagimi i ashpër i Dugollit pas deklaratës së Buzhalës

Kandidati për deputet nga LVV-ja, Enver Dugolli, ka reaguar ashpër ndaj gazetarit Berat Buzhala pas deklaratës së këtij të fundit lidhur me incidentin ndaj Hysni Mehanit.

Dugolli e akuzoi Buzhalën për nxitje të urrejtjes dhe përçarjes, duke thënë se tentimet për ta normalizuar dhunën janë të papranueshme dhe të rrezikshme. Ai shtoi se gazetari po përpiqet të shtyjë të tjerët drejt dhunës “në mungesë të guximit personal”.

Reagimi i Dugollit:

Qenka lajmëruar edhe Berat Buzhala. Veçse nuk dihet nga “bunari” apo nga “gurthyesi me ortak”.

Berat Buzhala, e di që je gëzuar shumë për dhunën ndaj Hysni Mehanit, por duket se edhe më shumë do të gëzoheshe për ndonjë akt kundër meje, Salihut apo të tjerëve.

Në mungesë të guximit personal, po tenton t’i shtysh të tjerët drejt dhunës. Kjo është e papranueshme dhe e rrezikshme.

Vlen të përmendet, se buzhala ka bërë këtë status, “Enver Dugolli e Sali Zyba i thojshin Mehanes hajt shko ne Skenderaj se nuk t’nguce mo kurrkush, se i rrehim na. Mas gjyse ore Salihi e Enveri ne papuçe e pixhama ne banese ne Prishtine. Ok.”