Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ardian Gjini, ka shpjeguar vizionin e tij ekonomik për ta kthyer Kosovën në një fuqi rajonale dhe të integruar globalisht.
Gjini theksoi se fokusi i tij i vetëm është arritja e këtij caku madhor, duke lënë anash debatet ideologjike dhe duke u përqendruar te projektet që sjellin mirëqenie të vërtetë.
Sipas tij, dallimi konceptual mes të djathtës dhe të majtës në Kosovë është i thjeshtë: e djathta krijon pasuri, ndërsa e majta thjesht e rishpërndan atë pa prodhuar asgjë të re.
“Qëllimi im është një Kosovë e fuqishme ekonomikisht, e integruar në botë dhe me një reputacion të mirë,” u shpreh Gjini.



Të tjera
Ushtrimet që mund të kenë efektin e kundërt
A po largohen njerëzit nga ju, kontrollo 4 gabime
SHBA-të nisin një súlm të “fuqishëm” ndaj Iranit