Ministria e Punëve të Brendshme ka nënshkruar krijimin e grupit punues për të themeluar Xhandarmërinë e Republikës së Kosovës.
Për këtë, ka njoftuar ministri në detyrë i brendshëm, Xhelal Sveçla.
Sipas tij, ky grup punues do të bëjë analizimin dhe propozimin e modaliteteve për funksionimin e Xhandarmërisë, si Agjenci e MPB-së.
“Xhandarmëria përfaqëson një hap të rëndësishëm në konsolidimin e arkitekturës sonë të sigurisë, me mision të qartë për të garantuar prezencë të fuqishme shtetërore në funksion të ruajtjes së kufinjve, integritetit dhe sovranitetit tonë territorial, mbrojtjen nga terrorizmi, menaxhimin e trazirave me rrezikshmëri të lartë dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike.”, ka shkruar Sveçla.
Ai ka thënë xhandarmëria e Republikës së Kosovës do të forcojë ndjeshëm kapacitetin shtetëror për parandalim, menaxhim dhe neutralizim të kërcënimeve që cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe integritetin territorial të vendit tonë. /Klankosova.tv



Të tjera
“Përgatiten 27 vajza”, Gjukanoviq tregon skenarin e zi serb: Tentuan ta destabilizonin Kosovën dhe ta komprometonin KFOR-in
Kamberi kërkon sqarim nga Serbia për bllokimin e fondeve për Luginën e Preshevës
Jevtiq pranon fajësinë për spiunazh