Haxhiu dhe Gërvalla takojnë drejtuesit e KGJK-së dhe KPK-së, diskutojnë për zhvillimet kryesore në fushën e drejtësisë

Haxhiu dhe Gërvalla takojnë drejtuesit e KGJK-së dhe KPK-së, diskutojnë për zhvillimet kryesore në fushën e drejtësisë

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, së bashku me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, kanë zhvilluar një takim me kryesuesin e Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Rrustem Thaqi, dhe kryesuesin e Këshilli Prokurorial i Kosovës, Arian Gashi, pêrcjell KosovaPost.

Në një postim në Facebook, Haxhiu bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua për zhvillimet dhe prioritetet kryesore në fushën e drejtësisë, si dhe për hapat e nevojshëm për forcimin e mëtejshëm të sundimit të ligjit.

“Sot së bashku me Zëvendëskryeministren dhe ministren, Donika Gërvalla-Schwarz, takuam Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor, Rrustem Thaqi dhe Kryesuesin e Këshillit Prokurorial, Arian Gashi, ku diskutuam për zhvillimet dhe prioritetet kryesore në fushën e drejtësisë, si dhe për hapat e nevojshëm në forcimin e mëtejshëm të sundimit të ligjit”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo ka bërë të ditur se në takim u trajtuan edhe reformat në sistemin e drejtësisë, si dhe çështje të tjera me rëndësi për funksionimin efikas, profesional dhe të pavarur të institucioneve të drejtësisë.

“Bashkëpunimi ndërinstitucional mbetet thelbësor për një sistem të drejtë, profesional dhe të besueshëm”, ka theksuar Haxhiu.